Fiton podiumin por humbet të dashurën, Alonso njofton ndarjen nga gazetarja
Fernando Alonso i jep fund historisë së pasionit me Andrea Schlager. Pak orë pas podiumit të radhës në garën e Australisë, piloti i Aston Martin njoftoi në rrjetet sociale se marrdëhnia e tyre ka shkuar drejt finishit dhe të dy i kanë uruar fat njëri-tjetrit.
“Siç e keni parë, ne kemi vazhduar të punojmë brenda dhe jashtë pistave për projekte të ndryshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë me dashuri dhe respekt”, thekson piloti 2 herë kampion bote.

Schlager, komentatore me një histori të madhe në garat e F1 u njoh me pilotin spanjoll pikërisht gjatë punës me sportin e garave të shpejtësisë. Gjithsesi, marrëdhënia e tyre ka qëndruar përherë larg vëmendjes mediatike pasi ata kanë dashur të mos komentohen për këtë.

Në të shkuarën, Alonso ka qenë i martuar me Raquel del Rosario dhe i fejuar edhe me Lara Alvarez.


