“Çmendet” arbitri në Meksikë, gjuan në vendin e keq lojtarin (VIDEO)

“Çmendet” arbitri në Meksikë, gjuan në vendin
Federata e Futbollit të Meksikës ka nisur një hetim në dëm të arbitrit
Fernando Hernandez, i cili ka goditur me gju një lojtar në momentin që i tregoi kartonin e verdhë.

Bëhet fjalë për mesfushorin Luka Romero, i cili bashkë me shokët e skuadrës së Leon i kërkonin gjyqtarit që të shikonte episodin në VAR me pretendimin për gol të rregult në ndeshjen kundër Club America.

Pas goditjes, Romero u rrëzua në tokë dhe sipas të gjitha gjasave, arbitri do të marrë një dënim shembullor pasi në raste të tilla parashikohet përjashtim nga 1 në 15 ndeshje. Mesfushori kërkoi nga zyrtari i ndeshjes që të merrte masa por arbitri u justifikua duke thënë se veprimi nuk ishte i qëllimshëm.

Ndeshja u mbyll në barazim 2-2 dhe pas kësaj sfide, Leon mbetet në vendin e tretë të klasifikimit me 1 pikë më shumë se Club America.