Bayern Munchen, zbulohen prapaskenat e orëve të fundit të Nagelsmann, drejtuesve nuk u hapte telefonin
Historia e shkarkimit të Nagelsmann si një film hollivudian. Pas shkakut të lartimit të tij nga bavarezët që doli se ishte marrëdhënia e tij me gazetaren e “Bild”, zbulohen edhe prapaskenat e orëve të fundit që çuan në shkarkimin e 35-vjeçarit nga stoli i Bayern Munchen.
Ndërkohë që ai po shikojnte ditët pushim në një resort turistik malor të Austrisë, drejtuesit e tij në Bavari kishin marrë vendimin dhe tentuan gjatë gjithë ditës ta arrinin në telefon për t’ia njoftuar këtë vendim, por pavarësisht tentativave të tyre, ai nuk u përgjigj gjatë gjithë ditës.
Fillimisht ata kishin diskutuar me Thomas Tuchel nga i cili kishin marrë “ok”, ndërsa më pas të enjten që në mëngjes kërkuan të lidheshin me trajnerin e tyre.
Më pas, në orën 21:45 të mbrënjes, ai u përgjigj dhe Oliver Kahn i kërkoi të kthehej në Gjermani ku të nesërmen u njoftua për vendimin e marrë nga bordi drejtues.
