Vllaznia gjen trajner në Kroaci, emëron në stol ish-lojtarin e Dinamos së Zagrebit

Vllaznia gjen trajner në Kroaci, emëron në stol ish-lojtarin e
Nuk zgjati më shumë se një ndeshje aventura e Auron Milotit në krye të stolit të Vllaznisë. Tekniku që pasoi Mirel Josën tashmë duhet t’i lirojë rrugën ish drejtuesit të Dinamos së Zagrebit, Goce Sedloski. Njoftimin e papritur ë bën vetë klubi shkodran në profilin zyrtar në Facebook ku shkruan:

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se sapo ka arritur marrëveshjen me trajnerin Goce Sedloski deri në përfundim të sezonit të ardhshëm 2023-2024. Seldoski ka një karrierë të pasur si lojtar duke luajtur për klube me emër në Europe si Hajduk Split, Dinamo Zagreb si dhe në Premier Ligen angleze.

Si trajner ka fituar trofe si dhe duke patur suksese edhe aventuren evropiane me Shkupin duke luajtur në playoff të kompeticioneve evropiane. Në ditët në vazhdim do ju informojmë detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e klubit në funksion të arritjes se objektivave sezonalë”. 

Trajneri i ri i Vllaznisë prezantohet me një CV-të pasur si lojtar më mbi 100 ndeshje me fanellën e kombëtares se vendit të tij por me ndalesa të rëndësishme në Angli me Sheffield Wednesday e më pas me Dinamon e Zagrebit apo Mattersburg.

Ish-mbrojtësi e nisi karrierën si trajner pikërisht te Mattersburg si asistent në vitin 2010 dhe më pas u emërua në të njëjtin poziticion te Maqedonia e Veriut.

Pas ndalesave te Vardari në epokën e artë të klubit maqëdonas në vitet 2014-2017, më pas u zhvendos te Riga në Letoni për tu spostuar te Shiroki Brijeg në Bosnje Hercegovinë e për të marrë më pas në 2020-ën drejtimin e ekipit të dytë të Dinamos së Zagrebit. 48-vjeçari i dhuroi titullin kampion skuadrës shqiptare të Shkupit