UEFA, Alexander Ceferin ngre alarmin për situatën e Barcelonës

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka analizuar situatën kritike te Barcelons ku rasti i çështjes “Negreira” po reziion klubin katalanas që të rrëzohet në një vorbull të rrezikshme. Sipas Ceferin, fakti që prokuroria ka nisur një hetim për korrupsion, është shumë i rëndësishëm për t’u analizuar ndërsa ai nuk bën komente më të detajuara lidhur me këtë çështje.

“Sigurisht që nuk mund t’i komentoj të gjitha këto drejtpërdrejt për dy arsye. Më së shumti sepse nuk jam marrë me këtë temë në detaje. Mund të them diçka, me sa jam i informuar situata është jashtëzakonisht e rëndë. Aq e rëndë sa sipas mendimit tim, kjo është më seriozja në futboll që kur jam marrë me të”.

Shumë i qartë Ceferin, duke lënë të kuptohet se klubi katalanas do të përballet me vendime shumë të vështira për t’u kaluar.