Kombëtarja e Minifutbollit, kualifikim historik në Kupën e Botës (Video)

Kombëtarja Shqiptare e Minifutbollit kualifikohet në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Gjermani pasi mundi në ndeshjen vendimtare të EuroCup skuadrën e Qipros me rezultatin 4-1.

Dy ditë pasi kishte triumfuar ndaj Spanjës superfavorite, skuadra e drejtuar nga Irtan Sejko kaloi dhe ishullorët me një lehtësi të pabesueshme në ndeshjen e zhvilluar në Chisinau të Moldavisë dhe tashmë do të jetë pjesë e më të mirëve në muajin qershor në Essen.

Tsitsos kaloi qipriotët fillimisht në avantazh por më pas kuqezinjtë bënë historinë me Kacën, Gapin dhe Recin. Kjo është hera e parë që Kombëtarja Shqiptare e Minifutbollit arrin fazën finale të një botërori.


Kombëtarja e Minifutbollit, kualifikim historik në Kupën e

Kombëtarja e Minifutbollit, kualifikim historik në Kupën e

Kombëtarja e Minifutbollit, kualifikim historik në Kupën e