Zeka: Rama ka vite që është shndërruar në Erdogan, qëndron në pushtet nga Berisha dhe Meta

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari dhe politikani Milaim Zeka u shpreh se Edi Rama ka vite që është shndërruar në një Erdogan, i kontrollon të gjitha pushtetet.

Ai tha se opozita ka zgjedhur një strategji komplet të gabuar dhe se është i bindur që arsye pse Rama vazhdon në pushtet, janë Berisha dhe Meta.

Zeka: Vlerësimin më të madh ma ka dhënë vjehrra ime kolonjare, që më tha se më ka dhëndër 17 vite dhe kurrë nuk e mori vesh se me cilën parti politike jam. Edhe në familja kur flasim mundohem me bërë analizë. Edi Rama ka vite që është shndërruar në një Erdogan, i kontrollon të gjitha pushtetet, mundohet me kontrollu edhe ajrin.

Por opozita ka zgjedhur një strategji komplet të gabuar. Unë jam i bindur që arsye pse Rama vazhdon në pushtet, janë Berisha dhe Meta. Ata ngjallin neveri tek qytetari i Shqipërisë me të njëjtën politikë dhe thirrje e strategji. Këta nuk e kanë idenë se fëmijët tanë nuk mendojnë si ne.