Është stërvitur me Diletta Leotta-n por ironia e fatit e çon në finalen e Carabao Cup portierin e gafave

Ironi e fatit? Newcastle ka një hall shumë të madh në prag të finales së Carabao Cup kundër Manchester United. Pas daljes së Nick Pope me karton të kuq në ndshjen e kampionatit me Liverpool, radha i takon një gafaxhiu të vjetër në profesion, gjermanit Lorius Karius, të cilit i ka mbatur njolla e dështimit në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.

Sikur të mos mjaftonte kjo, mediat kanë nisur ta ironizojnë gardianin gjerman për sjelljen e tij aspak profesionale pasi gjatë muajve të fundit është stërvitur më shumë me të fejuarën Diletta Leotta se sa me ekipin e “Qymirxhinjve”.

Është stërvitur me Diletta Leotta-n por ironia e fatit e

Karius është i treti në hierarkinë e portierëve por fakti që edhe Dubravka është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në Kupë, e bën Lorius Karius zgjedhjen e vetme të mundshme. Gjermani nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare prej rreth dy vitesh dhe në kampin e Manchester United fërkojnë duart.

Është stërvitur me Diletta Leotta-n por ironia e fatit e