Luzi me stadium të ri. Ja kompleksi ku do të luajë skuadra modeste (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2023, 09:55
Luzi 2008 ka një stadium ku mund të luajë ndeshjet e shtëpisë në komoditet të plotë. FSHF njofton finalizimin e punimeve në kompleksin e qytezës në zemër të Shqipërisë dhe tashmë skuadra e shtëpisë nuk do të jetë e detyruar të udhëtojë sa në një qytet në tjetrin për të luajtur ndeshjet si pritëse.
Nëpërmjet një komunikimi në Twitter, presidenti i FSHF, Armand Duka shkaruan:
“Mirëmëngjesi miq, Stadiumi i Luzit i sapo përfunduar është investimi i rradhës në infrastrukturën e Kategorisë së Parë. Nga nesër në 12:30 rikthehet futbolli dhe spektatorët për ta shijuar!”.
Këtë sezon, për herë të parë, Luzi 2008 luan në Kategorinë e Parë për herë të parë në historinë 15-vjeçare të këtij klubi.
