VIDEO/ Bundesliga tronditet nga humbja e Bayern Munchen, Union Berlin ka shansin të ngjitet në krye

Shokohet Bayern Munchen me një humbje që lëkund pozitat në krye të klasifikimit. Union Berlin tashmë mund të rrëmbejë vendin e parë në dëm të skuadrës së Nagelsmann që u thye 3-2 në transfertën e Gladbach kundër Borussias.

Ndeshja e kampionëve u kushtëzua nga një karton i kuq i marrë nga qëndërmbrojtësi Upamecano që në minutën e 8 të takimit dhe më pas Stindl, Hoffman dhe Thuram bënë të pavlefshëm golat e Choupo-Moting e Tel.

Me këtë disfatë, Bayern Munchen mbetet në kuotën e 43 pikëve, 1 më shumë se Union Berlin që pret nesër Schalke 04.