Premier League, zhgënjime kolosale për Manchester City dhe Chelsea (VIDEO)
Çfarë zhgënjimi për Manchester City dhe Pep Guardiola-n që vetëm pak ditë pas fitores me Arsenal ndalen në transfertëm e Nottingham kundër Forest, skuadër që lufton për mbijetesë.
Barazimi 1-1 i dëmton shumë planet e skuadrës kampione për të qëndruar në krye të klasifikimit dhe e ngjitur me Arsenalin që sot doli me fitore nga Birminghami. Bernardo Silva shënoi golin e parë të ndeshjes por 6 minuta nga fundi, Wood barazoi shifrat duke e lënë ekipin e Pep Guardiola-s në kuotën e 52 pikëve, 2 më pak se “Topçinjtë” që kanë gjithashtu edhe një ndeshje më pak në llogarinë e tyre.
Zhgënjen edhe Chelsea që regjistron një tjetër disfatë, këtë herë edhe më të rëndë, në shtëpi kundër Southampton. Nuk arrin të dalë nga tuneli skuadra e Graham Potter që tashmë i jep përfundimisht lamtumirën ëndrrës për të rivaliuar me 4 të parët për një biletë në zonën Champions.
