Fitore zemre, Partizani shkatërron Erzenin edhe me një lojtar më pak

Partizani fiton edhe me një lojtar më pak gjatë gjithë ndeshjes dhe këtë e bën me një rezultat të thellë ndaj Erzenit që konsiderohet edhe surpriza e sezonit.

Të kuqtë i shkaktuan humbjen më të thellë skuadrës shijakase me rezultatin 3-0 ku Rapaj, Da Silva dhe Hoti finalizuan me sukses një nga ndeshjet më pozitive të të kuqve në këtë sezon.

Ishte Maget që e la skuadrën e kuqe me 10 lojtarë që në minutën e dytë por skuadra e Giovanni Colella-s nuk u demoralizua dhe arriti të kontrollonte sfidën edhe me një lojtar më pak.

Me këtë sukses, Partizani ngjitet përkohësisht në vendin e parë bashkë me Tiranën që do të sfidojë nesër në Kamëz skuadrën e Kastriotit.