Christian Atsu ka vdekur, është mes viktimave të tërmetit të Turqisë

Christian Atsu ka vdekur, është mes viktimave të tërmetit
Ish-sulmuesi i Hatayspor, Christian Atsu, konfirmohet zyrtarisht i vdekur. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet në Turqi që theksojnë se ai ka ndërruar jetë pasi u bllokua nga rrënojat a pallatit 12-katësh ku ndodhej gjatë momentit të lëkundjeve 7.8 ballë rreth dy javë më parë.

Sulmuesi ganez që ka luajtur edhe për Chelsea apo Newcastle, u mendua fillimisht se shpëtoi por me kalimin e ditëve nuk kishte asnjë informacion për fatin e tij dhe të drejtorit sportiv të klubit të Hatayspor.

31-vjeçari është ndoshta një ndër njerëzit më të pafat të kësaj tragjedie pasi vetëm pak orë përpara tërmetit do të udhëtonte drejt Francës për të takuar familjen por nuk udhëtoi dhe qëndroi për të luajtur ndeshjen ndaj Kasimpasa ku shënoi në minutën e 97 golin e fitores dhe vetëm pak orë më vonë humbi jetën në mënyrë tragjike.