Serie A, Inter dhe Milan kalojnë me vështirësi (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2023, 22:48
Inter dhe Milan fitojnë edhe pse me vuajtje. Në ndeshjet e së shtunës skuadrat milaneze ruajtën hapin Champions. Interi kaloi me vështirësi 3-1 Udinesen ku në pjesën e parë Lukakut iu desh të anulohej penalltia e parë për të gjetur golin te e dyta.
Belgu shënon në Milano pas më shumë se 7 muajve ndërsa pas barazimit, Inter shënoi në të dytën me Mkhitaryan dhe më pas Lautaro.
Fiton edhe Milani me golin e Messias jr. Sulmuesi brazilian realizoi golin e vetëm në transfertën e Monza-s për suksesin e tretë rresht me rezultatin 1-0.
