“Finalja” e Europa League mbyllet në barazim me 4 gola (VIDEO)

Barcelona dhe Manchester United janë ndarë në barazim 2-2 pas ndeshjes së parë të raundit të 32-tave në UEFA Europa League.

Ndeshje spektakolare në “Camp Nou” me shumë gola në një “finale” të parakohshme në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të kontinentit.

Alonso fillimisht kaloi në avantazh skuadrën spanjolle por më pas Man. United me Rashford dhe autogolin e Kounde e ktheu ndeshjen ku në fund barazoi Raphinha. Kualifikimi mbetet çështje e hapur për në “Old Trafford”.