Garë e ashpër për pronësinë e Man, United. 5.5 miliardë $ nga Katari përballë manjatit anglez

Nëse Manchester United do të kalojë në duart e familjes mbretërore nga Katari, do të bëhej klubi më i shtrenjtë i historisë së futbollit pasi do të thyente edhe rekordin e Chelseat që u shit për 5 miliardë dollarë te amerikani Tedd Boehly.

Një ditë pasi Shiekh Jassim bin Hamad Al Thani konfirmoi zyrtarisht se ka dorëzuar një ofertë në selinë e familjes Glazer, mediat zbulojnë edhe shifrën që ka ofruar presidenti i bankës më të madhe të Katarit. 5.4 miliardë dollarë është oferta në zarfin e mbyllur të dërguar nga vendi i Lindjes së Mesme që bëhet kështu pretendenti kryesor për të blerë 100 % të aksioneve të Manchester United.

Konfirmohet gjithashtu zyrtarisht edhe oferta e njeriut më të pasur të Britanisë së Madhe, Sir Jim Ratcliffe nëpërmjet “INEOS group”. Kjo pritet të jetë edhe beteja më e ashpër në garën për të blerë klubin më të titulluar të Anglisë.

Ratcliffe ka në anën e tij eksperiencën dhe faktin që është anglez ndërsa ka blerë për 100 milionë dollarë edhe klubin e Nice dhe FC Lausanne-Sport. Në krahun tjetër, manjati nga Katari ka avantazhin e milionave.