VIDEO/ “Pirati” rrëmben sërish vëmendjen, Muriqi i papërmbajtshëm me gol dhe asist

Gol dhe asist nga Vedat Muriqi që bëhet sërish protagonist me fanellën e Mallorca-s duke i dhënë leksion edhe Villareal-it pas golit që i shënoi Realit të Madridit.

“Pirati” i ishullit spanjoll dhuroi një top të artë për golin e parë të ndeshjes pasi ua rrëmbeu mbrojtësve kundërshtarë ndërsa në të 63-tën gjeti golin personal, të nëntin këtë sezon në La Liga ku po i jep një dorë të madhe Mallorca-s në betejën e mbijetesës.

Vetëm pak muaj pas transferimit përfundimtar te skuadra ishullore, Muriqi duket tërësisht i rilindur dhe e ka hedhur pas krahëve periudhën e keqe me Lazion duke u bërë një nga lojtarët më të lakuar të Spanjës. Ndeshja u mbyll me fitoren 4-2 të Mallorca-s.