4 vite jashtë stadiumit dhe 100 pound gjobë tifozit që sulmoi portierin e Arsenalit

4 vite jashtë stadiumit dhe 100 pound gjobë tifozit që sulmoi
Do t’i kushtojë shumë goditja e portierit Aaron Ramsdale tifozit të Tottenham që nuk mundi ta mbante zemërimin pas humbjes 2-0 në derbin e Londrës.

35-vjeçari Joseph Watts nuk do të hyjë në stadiumin e shtëpisë për 4 vitet e ardhshme si masë ndëshkimore për shkelmin ndaj numrit 1 të Arsenalit.

Gjatë marrjes në pyetje, tifozi deklaroi se ishte i dehur dhe mbante mend shumë pak nga gjesti i tij i shëmtuar. Ai është dënuar me 12 muaj punë në komunitet dhe 100 euro gjobë që duhet t’ia paguajë portierit të Arsenalit.