PSG ofertë trajnerit kampion Europe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2023, 07:32
Jose Mourinho është shumë pranë transferimit të mundshëm në Liguëe 1 për të marrë drejtimin e PSG.
Rezultatet zhgënjyese të këtij viti dhe eleminimi i mundshëm nga Champions League, mund t'i shtyjnë drejtuesit të vendosin menjëhetë për të ardhmen e Christofe Galtier që po zhgënjen me punën e tij.
Drejtori sportiv, Luis Campos ka biseduar me portugezin të cilit i ka bërë edhe një ofertë konkrete e tashmë pritet përgjigja e "Special One".
Luzitani do të punonte me Kylian Mbappe në qendër të projektit pasi drejtuesit i kanë premtuar se sulmuesi do të qëndrojë. Mourinho, kampion Europe me Porton dhe Interin, aktualisht drejton Romën me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2024.
