VIDEO/ Spektakël Arsenal, Jorginho shënon golin vendimtar me ndihmën e Martinez

Arsenal arrin të dalë nga “tuneli” ku ishte futur që prej 3 javësh. Në sfidën e katërt rresht skuadra londineze fiton 4-2 por ndeshjen e zgjidhi në shtesë me një gol manuali që kishte edhe prekjen e fatit nga Martinez. Jorginho që u transferua pak javë më parë në skuadrën e Artetas, lëshoi një predhë që fillimisht u ndal në transfersë por El Dibu që luajti me nervat e miqve gjatë gjithë pjesës së dytë, e shtyu pa dashje në portë.

Më pas Martinelli shtoi edhe të katërtin me portën bosh pasi Martinez kishte lënë portën bosh. Sfidë me dy fytyra në Birmingham ku vendasit e mbyllën pjesën e oarë në avantazh por Arsenal reagoi në të dytën duke barazuar 2-2 me golin e Zinchenko.

Gjatë fraksionit të dytë, skuadra e Arteta-s iu afrua shumë golit me Odegaard që pothuajse me portën bosh e nxorri topin jashtë duke shpërdoruar golin e avantazhit ndërsa në krahun tjetër Bailey dhe Durant krijuan dy raste shumë rë rrezikshme që u bllokuan nga Ramsdale.

Kur ndeshja ishte në kohën shtesë, Jorghinho tentoi të djathtën që bëri të heshtte stadiumi i skuadrës nga Birmingham-i. Me këtë fitore, Arsenal shkon në kuotën e 54 pikëve.