Liverpool shkëlqen në Newcastle, rihapet gara për zonën Champions (VIDEO)

Rikthehet në garën Champions League, Liverpool që fiton duelin e drejtëpëdrejtë me Newcastle në qytetin e “qymirxhinjve”.

Skuadra e Jurgen Klopp tregoi karakter nbdaj bardhezinjve duke shënuar dy gola me Nunez dhe Gakpo që në pjesën e parë për të rrëmbyer një 3-pikësh shumë të rëndësishëm që e ngjit në vendin e 8 me 35 pikë, 6 më pak se Newcastle i vendit të katërt por me një ndeshje më pak për “The Reds”.