Teuta zhyt Kukësin, durrsakët i largohen zonës së ftohtë

Goli i Grugës në minutën e 24 të pjesës së parë mjaftoi për Teutën që ngjitet në kuotën e 28 pikëve dhe shtyn sërish në vendin e parafundit Kukësin.
Triumfojmë "Djemtë e detit" në sfidën më delikate të skuadrës së Edi Martini që pati edhe prekjen e fatit pasi në fundin e pjesës së parë, Qirko ndali Barbosan nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Teuta pati mundësinë të dyfishonte rezultatin sërish me Grudën por Bytyçi bëri mrekullinë duke shpëtuar portën. Durrsakët ngjitën në vendin e 7 me 28 pikë ndërsa Kukësi zbret në vendin e 9 me 25 pikë.

Në ndeshjen e orës 13:00, Laçi u mund 1-0 në kurbin nga Bylis. Ballshiotët i largohen vendit të 9 ku shkon ekipi i Rrahman Hallaçit. Golin e vetëm e shënoi Ruçi në minutën e 54 pasi u shkëput dhe u gjend përballë Selmanit duke e ndalur topin në rrjetë. Bylisi shkon në vendin e 7 me 26 pikë, ndërsa Laçi lëshon akoma dhe më shumë terren në garën për Europë, duke qëndruar në vendin e 6-ë me 29 pikë




