VIDEO/ Javier Zanetti “kumbar” i Erzenit. Ish-kapiteni i Interit kërkon fitore ndaj Partizanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2023, 21:08
Vendi i katërt në Kategorinë Superiore nuk është një surprizë për Erzenin që është bërë kryefjalë e futbollit shqiptar. Klubi shijakas është rekordmen i këtij sezoni përsa i përket mbështetjes që ka në stadiumet e të gjithë vendit, por mesa duket klubi nuk dëshiron të ndalet me kaq pasi mbështetës madje shumë të njohur vijnë edhe nga jashtë.
Bëhet fjalë as më shumë dhe as më pak se ish-kapiteni i Interit, argjentinasi Javier Zanetti që dërgon një mesazh të qartë për skuadrën e Kapllanit:
“Të gjithë skuadrës së Erzenit, presidentit të saj, një puthje e madhe, një përqafim dhe shumë fat për ndeshjen e nesërme. Forca, mos u dorëzoni”.
