Rrafshimi i hotelit me tritol në Sarandë, Sotir Çabiri i vetmi autor deri tani, Prokuroria kërkon arrest me burg
Prokuroria e Sarandës ka dorëzuar sot kërkesën në gjykatën e qytetit për caktimin e masës së sigurisë arrest në burg, për Sotir Çabiri.
Sipas akuzës deri në këtë fazë të hetimit ai rezulton si njeriu i vetëm që ka kryer shpërthimin e tritolit tek hotel Bizanti në Sarandë. Ndërkohë prokuroria është duke hetuar dhe për një bashkëpuntor të dytë.
Ndaj Sotir Çabirit është ngritur akuza e "Shkatërimit të pronës me eksploziv".Ndërsa për shkatërimin e banesave dhe bizneseve për rreth hotel "Bizantit", nuk ka asnjë akuzë për të riun.
Çuditërisht asnjë nga pronarët e dëmtuar nga shpërthimi i aktivizuar nga Sotir Çabiri, nuk ka depozituar kallëzim penal në polici apo qoftë dhe në prokurori.
Shpërthimi solli rrafshimin plotësisht të hotelit por njeherësh dëmtoi rëndë disa prej bizneseve që ndodheshin rreth perimetrit të hotelit.
Pritet që ditën e sotme prokuroria dhe policia e Sarandës,të kërkojnë sërisht marjen në pyetje të Sotir Çabirit si person nën hetim dhe jo si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Hoteli "Bizant" u shemb i gjithi në shenjë hakmarje të humbjes së procesit gjyqësor nga familja e Spiro Çabirit.
Gjykata vendosi ti lerë në pronësi hotelin dy katësh shtetasit grek Dhimitraq Evangjeliu. Ndërsa sipërfaqen e tokës e posedonte me çertifikatë familja Çabiri.
Me rrafshimin e hotelit,Sotir Çabiri synonte të largonte plotësisht shtetasin grek duke i shembur investimin dhe nga ana tjetër lironte plotësisht sipërfaqen e tokës, duke aplikuar në bashki për lejë ndërtimi të një pallati.

