Granata dore, tritol në shtëpinë e braktisur në Vlorë, policia: Morëm informacione për një person të dyshimtë me çantë
Granata dore, tritol dhe ndezëse granatash janë gjetuir në një shtëpi të braktisur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Në njoftimin e saj policia thotë se morën informacione për një person të dyshimtë që lëvizte me një çantë ku dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Nuk përjashtohet edhe mundesia që çanta të jetë lënë aty për tu fshehur që më pas ta marrë dikush tjetër, duke parë që rrezikonin ta bënin shkëmbimin dorë më dorë.
"Pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, dhe mbante një çantë brenda së cilës dyshohej se kishte sende të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, bazuar fillimisht në informacione sipas të cilave dyshohej për lëndë narkotike, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bllokuar hyrje-daljet e lagjes dhe kanë vijuar kontrollin e imtësishëm, për të lokalizuar personin e dyshuar.
Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëviste me çantë në këtë lagje," njoftoi policia.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe ato të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën intensive për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
