FOTO/ E rëndë në Shkodër, banesa merr flakë, humbet jetën 55-vjeçari (Emri)
Një 55 vjeçar humbi jetën ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur rëndë në Shkodër pasi banesa ku jetonin u përfshi nga një zjarr. Ngjarja u shënua rreth orës 22:45, në lagjen "Liria", Shkodër. Fqinjët tregojnë se bashkëshortët Nasufi ishin në gjumë kur nisën flakët dhe nuk arritën të dalin në kohë. Sipas tyre zjarrfikësit dhe ambulanca mbërritën me vonesë në vendngjarje.
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shkodra mbrëmjen e kësaj të marte.
Një person rreth 55 vjeç është djegur brenda banesës, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhur tek komunuteti egjiptian.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 55-vjeçari Kapllan Nasufi.
Zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
Efektivët kanë mbërritur me shpejtësi, por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar Nasufin.
Ndërkaq hetimet për zjarrin kanë nisur ndërsa jane ende të paqarta arsyet e zjarrit.
