Të rinj e të moshuar nga liqeni, 1000 trëndafila të kuq për Shën Valentin

Dashuria nuk njeh moshë. Shën Valentini e tregon këtë në çdo cep të Tiranës.

Të rinj e të moshuar me trëndafila shijojnë dashurinë e tyre.

Kodrat e Liqenit këtë vit ishin preferuar nga të moshuarit.

"Dolëm dhe për festën meqë kemi 14 shkurtin."

Thimi dhe Tatjana Lako kanë 45 vite martuar dhe thonë se duhen edhe më shumë se në fillim të marrëdhënies së tyre.

"Pleqëria është edhe më e dashur se kemi nevojë për njëri-tjetrin."

Momenti më i vështirë për ta ishte kur humbën të birin.

Dhimbjen e kaluan bashkë.

"Në '97-n."

"Ka qenë ora 13:15, mu në derë të shtëpisë. Një breshëri automatiku, na iku fëmija maturant. Bashkë e përballuam".

Të rinjtë zgjodhën sheshin "Skënderbej" për të shëtitur apo shkrepur një foto.

Në katër vite martesë, Arditi dhe Albana vlerësojnë si momentin më të bukur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Thonë se pa lekë nuk bëhet gjë, por me dashuri arrihet gjithçka.

"Është dashuria po leku shkon dhe vjen."

Dhurata më e preferuar është trëndafili.

Më e madhja ka qënë buqeta me 1000 trëndafila.

Vitet e fundit është vënë re një shtim i vajzave që zgjedhin ti dhurojnë të dashurit të zemrës lule.

"Kanë arritur 40 me 60%. Gocat avash avash po na barazojnë."

Për pjesën më të madhe të çifteve kurorëzimi i vërtetë i dashurisë është momenti kur sjellin në jetë fëmijët.

Të rinj e të moshuar nga liqeni, 1000 trëndafila të kuq

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.