Ibrahim Cani: Në 51 vite martesë ja kemi dalë të përballojmë sfidat, rinia duhet të marrë shembull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2023, 21:09
Emisioni “Epiqendër” në Ora News i moderuar nga Sonila Musai trajtoi këtë të martë temën e dashurisë.
I ftuar ishte 77 vjeçari Ibrahim Cani, i cili ka me zonjën e tij 51 vite i martuar.
Cani u shpreh se pavarësisht problemeve ai ja dalë që mos të ndikojnë në marrëdhënien me bashkëshorten.
77-vjeçari u shpreh se dashuria nuk shteron asnjëherë. Në 51 vite Cani tha që kanë dy fëmijë dhe janë të lumtur.

