"Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako: Ekzorcizmi, largimi i shpirtrave të këqinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2023, 19:56
Ekzorcizmi ishte në fokus të emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako këtë të martë.
Në Rtv Ora, Cako shpjegoi ritualin e largimit të shpirtrave të këqinj.
"Tema e sotme është një temë midis realitetit për disa nga fetë e lashta monoteiste por edhe nacionale. Ekzorcizmi është një lloj rituali që zhvillohet në mënyra të ndryshme nga persona të caktuar që njohin kryerjen e këtij akti që shërben për të nxjerrë pushtimin e trupave të caktuar nga demonët apo shpirtrat e këqinj".

