Hedhja në erë e hotelit në Sarandë me 50 kg tritol, Spiro Çabiri: Harrova valixhen me rroba dhe u ktheva

Ora News mëson se sasia e tritolit prej 50 kg është vendosur në 5 vatra, pasi nga vlerësimet që janë bërë ekspertët e RENEA, ata konstatuan 5 gropa të krijuara nga shpërthimi.
Gropat janë krijuar në 5 kolonat kryesore të objektit, ku pas shpërthimit i gjithë objekti është rrëzuar.
Shpërthimet kanë ndodhur në një frekuencë prej 2 sekondash nga njëri-tjetri.
Sipas ekspertëve të RENEAS, shpërthimi mund të jetë bërë me telekomandë dhe në lidhjen e tritolit të vendosur në 5 kolona, ka shërbyer një specialist i xhenios.
Ora News mëson dhe detaje nga dëshmia paraprake që Sotir Çabiri ka dhënë ditën e djeshme në polici.
Sotiri ka treguar se ka qënë në ambjentet e hotelit në orën 05:50 pasi kishte harruar një valixhe me rroba. Ai ka rrëfyer se pasi ka marrë rrobat është larguar në orët e mëngjesit, pasi ditën e hënë kishin planifikuar të udhëtonin drejt Anglisë, për shkak të blerjes së biletave ditën e dielë.
Në pyetje është marrë dhe Spiro Çabiri i cila ka deklaruar se kishte humbur pronësinë e hotelit, por ai është zotërues i tokës që ndodhet buzë bregut të detit.


