Tritol hotelit në Sarandë, shpërthimi i fortë rrafshon ndërtesën dhe dëmton disa biznese
Një hotel me dy kate është hedhur në erë me një sasi tritoli gjatë mbrëmjes së kaluar. Ngjarja ka ndodhur në sarandë, ndërsa objekti është shhkatërruar i gjithi. Hoteli përdorej vetëm gjatë verës ndërsa në dimër mbyllej. Mësohet se obejkti kishte futur në konflikt dy palë të cilat vijojnë të jenë në process gjyqësore.
Këto janë mbetjet e një hoteli 3 katësh që u hodh në erë në orët e para të mëngjesit të së hënës në Sarandë.
Ngjarja ndodhi në mes të qytetit në zonën e Bulevardit rreth orës 5:54 minuta.
Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur zonën, ndërsa ka dëmtuar edhe të gjitha bizneset që ndodheshin përreth.
Praprakisht mësohet se për hedhjen në erë të objektit janë përdorur rreth 5 kilogram lëndë plasëse tritol, ndërsa deri në këto moment nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë.
Hoteli ka qenë objekt sherri mes disa personave ndërsa ata i ishin drejtuar gjykatës për shkak se ai është në bashkëpronësi.
Mësohet se shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu ka paditur pronarët Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka.
Ekspertë xhenierë janë thirur nga Tirana për të bërë një vlerësim më të saktë të sasisë së tritolit që është vendosur në kolonat e hotelit dhe nxjerë mekanizmin e vendosjes së tritolit.
