"Teuta aventurë fantastike" Eldi Hysaj: E vështirë të jesh lojtar profesionist në Shqipëri
Lojtari i Teutës, Eldi Hysaj në një intervistën në emisionin "Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollarin foli rreth basketbollit në Shqipëri.
Hysaj foli dhe për eksperiencën e tij ku shprehet se duhet të bëjë dy punë për të nxjerrë një rrogë në fundin e muajit, pasi vetëm basketbolli nuk mjafton.
Por nga ana tjetër si thotë se "Mbështetja e tifozëve ka qenë gjithmonë nga tifozët e Teutës".
Eldi Hysaj: Unë dua të fokusohem vetëm te basketbolli dhe të jem lojtar profesionist, por duke pasur edhe punën tjetër, kjo gjë më pengon pak. Atë kohë të lirë që kam ia përkushtoj vetëm stërvitjes dhe basketbollit. Kam menduar edhe për të ikur jashtë, por për momentin jam i kënaqur këtu te Teuta. Është e vështirë këtu në Shqipëri që të jesh lojtar profesionist. Si në rastin tim, duhet të bëj edhe një punë tjetër për të pasur jetesë më të mirë. Ideja është që duhet një sakrificë për të marrë frytet në fund. Mbështetja e tifozëve ka qenë gjithmonë nga tifozët e Teutës, megjithëse e dimë që futbolli është i pari. Më bën përshtypje që nuk janë transmetuar të gjitha ndeshjet tona, vetëm ato të Kupës.
Për të të qenit te Teuta "është një aventurë fantastike pasi kemi parë vetëm suksese me rezultate".
Eldi Hysaj: Dua që ndeshjet të ndiqen edhe në televizion, se jo të gjithë kanë mundësinë për ta parë. Ka shumë vështirësi edhe infrastrukturë. Pallatet e sportit janë të ftohta dhe këtu është shumë temperaturë e ulët në dimër dhe shumë e lartë në verë, nuk ka një temperaturë standarte 21 gradë celcius, si kudo në botë. Ne jemi munduar që të marrim disa rezistenca në stërvitje që të jetë sadopak ngrohtë ambienti, por sigurisht që kjo është larg standarteve normale. Te Teuta është një aventurë fantastike pasi kemi parë vetëm suksese me rezultate. Jemi të gjithë të impenjuar dhe për çdo fitore kemi pasur festime. Kur humbasim bëjmë mbledhje. Më bën përshtypje që drejtuesit janë edhe në stërvitje duke na parë, jo vetëm në ndeshje.
