“Nëse Messi kthehet te Barcelona, duhet të largohet presidenti Laporta”
Një vit e gjysmë më parë, Lionel Messi u largua nga Barcelona me destinacion PSG por emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me klubin blaugrana.
Nuk janë të pakët ata që ëndërrojnë rikthimin e “pleshtit” në shtëpi dhe në lidhje me këtë çështje ka folur vëllai Matias, i cili vendos një kusht të panegociueshëm duke sulmuar hapur presidentin aktual, Joan Laporta.
“Nuk do të kthehemi te Barcelona, por nëse ndodh, do të bëjmë një pastrim të mirë. I pari që duhet të largohet është Joan Laporta, njeriu më mosmirënjohës për gjithë atë që Messi ka dhënë te Barcelona.
Tradhtarë janë edhe katalanasit pasi askush nuk doli në rrugë për të protestuar kundër asaj që Laporta i bëri Messit”, thekson vëllai i argjentinasit që ka një kontratë me PSG deri në fund të sezonit.
