Shpërthen Cristiano Ronaldo me katër gola në një ndeshje, “shtyp” i vetëm kundërshtarët (VIDEO)

Cristiano Ronaldo i papërmbajtshëm në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez i Al Nassr shënon “poker” golash në transfertën e Al Wehda ku ekipi kryeqytetas dominoi falë formës spektakolare të luzitanit.

Me ëtë realizim, Cristiano Ronaldo ngjitet menjëherë në kuotën e 5 golave pasi ai e gjeti rrugën e rrjetës edhe një javë më parë me rrjetën që zhbllokoi këmbët e 5 herë Topit të Artë, paraqitjet e të cilit kishin nisur të hidhnin hijet e para të dyshimit rreth formës që ai po kalonte.

Me këtë fitore, Al Nassr ngjitet në kuotën e 40 pikëve me 3 diferencë nga ndjekësit e Al-Shabab pas 17 javëve kampionat në Arabinë Saudite.

Me këto katër gola, Cristiano Ronaldo arrin kuotën e 503 golave në kampionatet e ndryshme duke llogaritur 311 me Real Madrid, 103 me Manchester United, 81 me Juventus, 3 me Sportingun e Lisbonës dhe 5 me Al Nassr.