Asnjë surprizë, Real Madrid në finalen e Botërorit të Klubeve (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 07:31
Kampionët e Europës arrijnë të kualifikohen me lehtësi në ndeshjen e fundit të Botërorit të Klubeve pasi kaluan 4-1 egjiptianët e Al Ahly.
Pas tre kupave Interkontinentale dhe 4 Botërorëve për Klube, “Los Blancos” janë në ndjekje të trofeut të tetë dhe finalen do ta luajnë kundër arabëve të Al Hilal që në mënyrë surprizë kaluan Flamengon.
Rezultatin e zhbllokoi Vinicius jr. që më pas u ndoq nga rrjeta e Valverdes ndërsa nënkampionët e Afrikës shkurtuan diferencën me Maaloul.
Në finale, Rodrygo dhe talenti Arribas vendosën vulën në këtë sukses shumë të rëndësishëm për skuadrën e Carlo Ancelottit.
