Bomberi i Premier League refuzon të paguajë për 2 fëmijët: Duhet të kujdesem për 11 të tjerët

Ish-sulmuesi i Premier League, Peter Ndlovu është bërë kryefjalë e mediave në Britaninë e Madhe pasi ka deklaruar se nuk mund të  paguajë detyrimet për 2 fëmijët e tij pasi është baba edhe i 11 të tjerëve për të cilët duhet të kujdeset.

Bomberi nga Zimbabwe që është aktivizuar për 6 sezone me fanellën e Conventy City, Birmingham, Huddersfield dhe Sheffield United, aktualisht është menaxher në Afrikën e Jugut te klubi Mamelodi Sundowns.

Mamaja e fëmijëve që ka lindur në Angli, ka dërguar një faturë mujore prej 1600 dollarësh por gjykata e Johanseburg ia ka ulur këtë tarifë deri në 600 dollarë. Gjithsesi, ai këmbëngul se nuk ka asnjë kontakt me fëmijët në Britaninë e Madhe.

“Si pasojë e marrëdhënies që kisha me mamanë e tyre, lindën dy fëmijët por unë nuk u informova në asnjë moment se ajo ishte shtatzanë. Hera e parë që dëgjova ishte kur në vitin 2016 ajo nisi procedurat për të përfituar pensionin. Unë nuk kam mundësi të kujdesem për ta pasi më duhet të rris 11 fëmijët që kam këtu në Afrikë”, deklaroi 49-vjeçari përpara gjykatës.