Cristiano Ronaldo diplomat në Lindjen e Mesme për marrëdhëniet Izrael-Arabi

Kanali televiziv “Kan News” zbulon një detaj interesant nga ambjentet e diplomacisë së Jeruzalemit ku përfshihet emri më i lakuar i futbollit në Lindjen e Mesme.

Mesa duket, misioni i Cristiano Ronaldos nuk është vetëm sportiv por shumë më shumë.

Kështu, sipas zbulimit të bërë, Ministri i Jashtëm Izraelit po vlerëson mundësinë që të takohet me Cristiano Ronaldon për të hedhur themelet e bisedimeve për përmirësimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.