1 shekull pas Kupa e Botës mund të rikthehet aty ku lindi. Zyrtarizohet kandidatura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 17:31
Argjentina, Kili, Paraguaji, Uruguaji, kandidatura e dytë për Kupën e Botës 2030 është formalizuar.
Saktësisht 1 shekull nga lindja e Botërorit, Montevideo planifikon të presë ndeshje hapëse, ashtu siç ndodhi në vitin 1930 dhe ky është argumenti më i fortë i Amerikës së Jugut që kërkon një Kupë Bote në përvjetorin jubilar të kompeticionit më të rëndësishëm tëb planetit.
“FIFA ka mundësinë të tregojë madhështinë e saj duke e caktuar turneun në një kontinent nga ku lindi 100 vite më parë”, thuhet në deklaratën e komitetit të përbashkët të përbërë nga 4 vendet. Kandidaturat tjetër zyrtare është ajo e Spanjës, Portugalisë dhe Ukrainës.
