Bisha do të rikthehet në kafaz. McGregor bëhet gati për të pushtuar sërish ringun

Presidenti i UFC, Dana White konfirmon lajmin  që po qarkullon prej kohësh për një rikthim të mundshëm të Connor McGregor edhe pse ai njoftoi lamtumirën disa vite më parë.

Irlandezi që e bëri të famshëm këtë sport do të rikthehet të garojë ne peshën super të mesme por fillimisht duhet të humbasë disa kilogramë dhe të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi i pësuar në gju gjatë vitit 2021.

Ish-kampioni i kafazit do të ndeshet me Michael Chandler dhe pritet të mësohet më shumë gjatë javëve në vazhdim pasi ky lajm edhe pse ka gjetur konfirmimin e White, duhet të mbështetet edhe nga vetë Connor që ka lënë të kuptohet se sporti i mungon.

McGregor mund të ngjitet në ring duke nisur që nga data 30 maj deri në 15 gusht pasi evenimenti për të cilin bëhet fjalë i quajtur “The ultimate fighter” zhvillohet pikërisht brenda këtij harku kohor.