Kuçana tregon historinë me studenten 'problematike', ja çfarë i tha babai i saj kur e takoi
Pedagogia, Ilirjana Kuçana në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora ndau një histori që kishte të bënte me një studenten e saj.
Kuçana tregoi se babai i studentes e ka falenderuar për ndryshimin që ka pasur e bija falë orëve mësimore që ka zhvilluar me të.
Ilirjana Kuçana: Dua të ndaj një rast të një studentes time e cila ishte rritur pa prezencën e nënës dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është prezenca e nënës gjatë rritjes. Vajza kishte një serë problematikash në sjelljen me të atin ku ia kërkonte gjërat me detyrim. Gjatë orëve të mësimit ne diskutojmë tema të ndryshme, marrëdhëniet e ndryshme dhe komunikimin. Pas 7 ose 8 javësh vjen babai i saj dhe më thotë "Kam ardhur të të falenderoj pasi vajza ime ka ndryshuar falë orëve që bëjnë mësim me ju". Ju e keni motivuar, është bërë më e qetë, më falenderoi. Ne duhet ti mirëkuptojmë prindërit tanë pasi kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës së tyre në një sistem tjetër. Ne duhet të arrijmë të motivojmë të frymëzojmë, të bëjmë një shoqeri ku njerëzit të jenë sa më të lumtur.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
