Marash Kumbulla me zemër shqiptare, bën dhurata për fëmijët në Burrel (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 08:58
Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla nuk e harron asnjëherë vendlindjen. Në ditën e lindjes së tij, 8 janar ai kujtohet për ta ndarë këtë ditë me ata që kanë më pak mundësi.
Në bashkëpunim me “Save The Children Italia”, ai ika dhuruar lodra dhe materiale shkollore për fëmijët e Burrelit, një nga zonat më të varfëra të vendit tonë.
Në profilin e tij në rrjetet sociale ai ka shpërndarë një video emocionuese.
“Dikush ka thënë se lumturia e vërtetë është nëse ndan gjëra dhe buzëqeshjet e këtyre fëmijëve janë tregues se kjo është e vërtetë. Fëmijët e kopshtit 3 në Burrel kanë marrë një dhuratë të veçantë nga ana e Kumbullës në ditën e lindjes së tij”, shkruhet në faqen e organizatës ndërkombëtare.
