Miqësore me Uzbekistanin, Shqipëria "peshkon" në Azi

Kombëtarja Shqiptare do ta konsumojë datën e lirë të UEFA-s në 24 mars me një test miqësor kundër Uzbekistanit.

Lajmin e bën të ditur RTSH Sport që thekson se pas diskutimëve edhe me dy federata të tjera, ato të Tunizisë dhe Ukrainës, gjuha e përbashkët u gjet me Uzbekistanin.

Kështu, tre ditë përpara ndeshjes me Poloninë, e vlefshme për eleminatoret e Euro 2024, skuadra e Sylvinho-s do të sfidojë ekipin aziatik që mban vendin e 77 në renditen e FIFA-s, 10 pozicione poshtë Shqipërisë.

Ndeshja e debutimit të Sylvinho-s në stolin kuqezi do të luhet në "Air Albania Stadium".