Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare, fituesja e medaljes së Kupës së Botës në ski

Skiatorja italiane Elena Fanchini ka vdekur në moshën 37-vjeçare pas një beteje me kancerin, tha Federata Italiane e Sporteve Dimërore.

Fanchini konkurroi në Lojërat Olimpike Dimërore 2006, 2010 dhe 2014, por u detyrua të tërhiqej nga Pyeongchang 2018 kur u diagnostikua me kancer.

Fanchini bëri katër podiume të Kupës së Botës, duke fituar dy medalje të arta në zbritje në 2005 dhe 2015.

Federata tha: “Në fund të një sëmundjeje të rëndë, Elena Fanchini ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Solato”.

Dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike, Mikaela Shiffrin, nga SHBA, postoi në Twitter në kujtim të Fanchini-t momente pasi ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Skive Alpine.

Ajo shkroi: "Kjo ishte një ditë e mbushur me emocione. Ka shumë gjëra që do të doja të ndaja… por ajo që rëndon më shumë është humbja e Elena Fanchini.

“Po i dërgoj ngushëllimet e mia gjithë familjes Fanchini, të cilët kanë pasur një ndikim kaq të fortë në sportin dhe botën tonë me pasionin dhe dashamirësinë e tyre. Zemra ime është gjithashtu me ekipin italian, i cili po dhemb shumë thellë tani”.