Rekord botëror, thyen tre raketa tenisi brenda 30 sekondave. Ylli i tenisit “çmendet”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 22:09
Ylli i tenisit botëror, Alexander Bublik ka humbur shumë pikë në sytë e opinionit publik dhe tifozëve për shkak të një momenti shumë të errët në karrierën e tij ku ndoshta ka thyer edhe një rekord botëror.
Ai ka thyer 3 raketa në vetëm 30 sekonda pasi humbi qetësinë në ndeshjen e raundit të parë kundër Gregoire Barrere në Open Sud të Montpellier. 25-vjeçari, kampion në fuqi, u eleminua nga turneu pas setit të tretë ku u mund me tie break.
6 pikë rresht të humbura në momentete fundit përfshirë edhe 3 dopio faulle. Kaq mjaftoi që ai të bënte këtë skenë, shikojeni;
