Në luftë me kohën, vazhdon puna për nxjerrjen e Atsu nga rrënojat në Hatay

Në luftë me kohën, vazhdon puna për nxjerrjen e Atsu nga
Me kalimin e orëve po shuhen dalëngadalë dhe shpresat për gjetjen gjallë të sulmuesit ganez, Christian Atsu, i bllokuar në rrënojat e një pallati 12-katësh të rrëzuar plotësisht në qytetin e Hatay.

Në momentin e tërmetit 7.8 ballë, ish-sulmuesi i Chelseat, Porto, Neëcastle, Everton dhe Ganës ndodhej në pallatin ku streohej prej diosa kohësh dhe nuk ka asnjë lajm në lidhje me fatin e tij edhe pse shpresa u ndez përkohësisht pasi dy ditë më parë u raportua i shpëtuar por nuk rezultoi kështu.

Agjenti i lojtarit deklaron se situata nuk ka ndryshuar dhe ai bashkë me drejtorin sportiv të klubit, Tener Savut vazhdojnë të konsiderohen të humbur.