“Jetën e japim, ujin jo”, banorët e fshatrave Kërçisht në Dibër në protestë

Banorët e dy fshatrave Kërçisht në Maqellarë të Dibrës kanë dalë në protestë për të disatën herë.
Ata kundërshtojnë ndërtimin e ujësjellësit që do u marrë ujin e fshatit, ndërsa thonë se zyrtarët e bashkisë dhe firmës së ndërtimit po ushtrojnë presione mbi to.

Gra, burra, pleq e fëmijë të fshatrave Kërçisht i poshtëm dhe Kërçisht i sipërm në Dibër, dolën në rrugë.

Pavarësisht temeraturave të ulëta, ata dolën për të disatën herë në protest, duke kundërshtuar marrjen e ujit të fshatit.

Ata akuzojnë Bashkinë dhe firmën fituese për ndërtimin e një ujësjellësi për fshatin Maqellarë, se po ushtrojnë presione mbi ta, ndërsa shprehen se nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike për këtë projekt.

"Po na bëjnë lloj-lloj presionesh. Presione na kanë bërë të gjithë. Ju bëj thirrje mos na bëjnë më presione. Mbrëmë në orën 7:53, kamë marrë një telefonatë nga nënkryetari i bashkisë Rrush Dedja dhe ka kërkuar vulën" thanë banorët.

Banorët kanë firmosur edhe një peticion ku bëjnë thirrje për anullimin e projektit.

"S'marin ujin këtu tek ne. Ne na duhet për të pirë dhe vaditur.

Gjatë verës nuk kemi ujë për të pirë.

Ne nuk kemi pikë uji për vete," thanë ata.

Ujin thonë nuk do ta japim me asnjë çmim, ndaj rezistenca do të vazhdojë.

"Kemi vendosur të vdesim dhe ujin nuk e lëshojmë.

Uji është jeta. Ne japim jetën dhe ujin se japim," thanë ata.

Banorët e dy fshatrave Kërçisht në Maqellarë prej muajsh po e kundërshtojnë këtë projekt, ndërsa me ujin e tyre planifikohet të furnizohen edhe disa fshatra të tjerë të Dibrës.

“Jetën e japim, ujin jo”, banorët e fshatrave