OSHEE del në terren, nga Lezha: Nuk është show, moti i keq na ka dëmtuar rëndë

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në qytetet më problematike.

Nga stacioni elektrik në Lezhë grupi i OSHEE deklaroi se të gjitha grupet e punës ndodhen në terren pasi ka mjaft dëme, ndërsa prioritet është rikthimi i energjisë në ujësjellësa për të shmangur përmbytjen.

"Siç e shikoni moti është shumë i ashpër. Na ka dëmtuar shumë. Kompania është në shërbim. Të gjitha grupet e punës janë në terren. Kjo që ju shikoni sot në stacionin e Lezhës nuk është një show, por realiteti që ka ndodhur që dje në darkë dhe vazhdon. Grupet janë në terren të gjitha.

Aktualisht prioriteti jonë është që të kenë të gjithë ujësjellësat energji, e të punojnë të gjtiha pompat, që Lezha të jetë e sigurt nga përmbytja. Pastaj vazhdojmë me fazën e dytë që të rikthejmë energjinë tek të gjithë abonentët tanë," tha përfaqësuesi i OSHEE.