Shmanget tragjedia në Lezhë, makina me 5 anëtarë të një familje zhytet në ujërat e përroit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2023, 16:26
Një tragjedi është shmangur në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej në Lezhë, teksa një familje prej 5 anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë.
Niveli i përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën,duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë.
Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti duke u shpëtuar jetën.

