Calhanoglu nuk kursehet ndaj Milanit: I kthyem në....shtëpi

Fitorja 3-0 në derbi, më shumë se kujtdo i ka shijuar mesfushorit të Interit, Hakan Calhanoglu, njeriu më i sulmuar nga milanistët pas triumfit në kampionat. Pas suksesit të thellë 3-0 në Riyadh, mesfushori turk nuk u kursye në "thumba" ndaj ish-skuadrës. 

"Fitore shumë e bukur, sidomos për mua. Fituam 3-0 dhe askush nuk mund të thotë asgjë për këtë rezultat. Ka qenë shumë e rëndë për mua të shikoja disa episode kur ata fituan titullin.

Duhet respekt për kundërshtarin. Unë preferoj të mos flas por karma kthehet. Kjo është karma. Treguam shumë sot, e hëngrëm për drekë Milanin. I kthyem në shtëpi dhe me shpejtësi. Besojmë edhe te titulli. Kemi ecur disi ngadalë në kampionat por ende mund t'ia dalim".