Humbje me “dinjitet”, Kombëtarja U-17 nuk ia del me Turqinë
Kombëtarja Shqiptare e 17-vjeçarëve dorëzohet në ndeshjen e parë miqësore kundër Turqisë të luajtur në “Arenën Kombëtare”. Edhe pse zhvilluan një ndeshje pozitive në total, diferencat në fushë u bënë të dukshme që në minutat e para kur miqtë shënuan me Ajhan e më pas dyfishuan në minutën e 68 të takimit.
Më pas, Turqia shënoi edhe të tretin por skuadra kuqezi tregoi një nivel të lartë loje duke rrezikuar disa herë për të shënuar minimalisht një gol.

Takimi i dytë mes dy përfaqësueseve do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në 20 janar në ora 15:00.

Këto dy përballje me Turqinë janë në kuadër të grumbullimeve, përzgjedhjeve, takimeve të tjera miqësore dhe përgatitjeve të ekipit kombëtar U-17 për “elite round” për europianin ku Shqipëria bën pjesë në në grupin 8 me Francën, Zvicrën dhe Letoninë.

Ndeshjet e këtij grupit të kësaj faze do të luhen në Shqipëri në muajin mars.



